Është vetëdorëzuar, Sokol Mjacaj, i dënuari i cili dyshohet se qëlloi dy të dënuar të tjerë në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit.
Raportohet se Sokol Mjacaj është vetëdorëzuar dhe ka pranuar të flasë me hetuesit.
Mjacaj thuhet se ishte mjaft i revoltuar me vendimin për transferimin e tij në regjimin 41 bis.
Kujtojmë se, Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në fshatin Prekalë të Shkodrës, pritej të izolohej në regjimin 41 bis.
Lini një Përgjigje