Konflikti mes të burgosurve, dyshohet se arma hyri me dron në burg

15 Dhjetor 2023, 15:53Kronika TEMA
Konflikti mes të burgosurve, dyshohet se arma hyri me dron në burg

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në burgun e Peqinit pas përplasjes mes 3 të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Ndërsa konflikti dyshohet të ketë ndodhur në kuzhinën e burgut të Peqinit, raportohet se arma e krimit është futur në ambientet e brendshme me anë të një droni.

Duke qenë se konflikti ka nisur rreth një orë më parë dhe vendngjarja është një institucion i sigurisë së lartë për vuajtjen e dënimit, edhe informacionet që dalin prej andej janë minimale.

Megjithatë, ajo që dihet është se Burgu i Peqinit ka kërkuar ndihmë edhe të forcave RENEA, për të vendosur rendin e munguar.

 

Lini një Përgjigje