Një sherr mes të dënuarve është raportuar ditën e sotme në burgun e Peqinit.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes mes të burgosurve, ka vdekur një i dënuar dhe ka mbetur i palgosur një tjetër.
Dyshohet se viktima është i burgosuri Arben Lleshi. Ky i fundit është përfshirë në një konflikt me të dënuar të tjerë në momentin e ajrosjes në ambientet e jashtme.
Dyshohet se autor është Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në korrik 2015 në tentativë për t’i grabitur.
Ndërkohë që i dënuari tjetër me burgim të përjetshëm që ka mbetur i plagosur është Ilir Xhakja.
Vetëm pak më herët Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, urdhëroi vendosjen në regjimin e posaçëm (modeli italian 41 bis) të Mjaçaj.
Ministri i Drejtësisë u shpreh se do të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendosjen në regjimin e posaçëm (41/b) për të gjithë ata të paraburgosur dhe të dënuar që cënojnë rendin dhe sigurinë, apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal brenda i IEVP-ve.
“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!” – tha Manja.
Si pasojë e situatës së krijuar drejt burgut të Peqinit janë nisur Forcat Operacionale, si dhe është kërkuar asistenca nga Policia e Shtetit.
IEVP Peqin është një burg i sigurisë së lartë, ku mbahen të denuarit për krime të rënda dhe burgim të përjetshëm.
Kokat hongshin