Grabitje apo inskenim? Zbardhet dinamika e ngjarjes në Pezë Helmës, në pranga babë e bir

15 Dhjetor 2023, 13:00Kronika TEMA
Grabitje apo inskenim? Zbardhet dinamika e ngjarjes në Pezë

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së të enjtes në Pezë Helmës.

Mësohet se policia ka arrestuar 2 persona, babë e bir, të cilët edhe njoftuan policinë për të shtënat. Ata janë ndaluar për armëmbajtje pa leje, pasi ju gjet arma në banesë.

Fillimisht ata kanë njoftuar policinë, e cila pasi mbërriti në vendin e ngjarjes, ka marrë dëshminë e tyre. Ata kanë pretenduar se 3 apo 4 ditë më parë kanë tentuar t’i grabisin shtëpinë, por kjo sipas burimeve të policisë akoma nuk është vërtetuar.

Mbrëmjen e së enjtes denoncuesi ka pretenduar se ka parë një person të maskuar në oborrin e shtëpisë. Menjëherë ka hyrë në shtëpi, ka marrë kallashnikovin që e ruante që prej ’97-ës dhe ka qëlluar 4-5 herë në ajër. Sipas tij, personi me maskë që është larguar me shpejtësi i është kundërpërgjigjur me armë.

Policia ka gjetur në vendngjarje vetëm gëzhojat e kallashit që shtëna nga kallshnikovi i tij, por jo gëzhoja të armëve të tjera. Pas përfundimit të hetimeve paraprake, policia arrestoi babë e bir për armëmbajtje pa leje dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

 

3 Komente

  1. A
    Armet e Depove te 97 ! Penecilina akoma i lire !

    Armet e Depove te 97 ! ( mbi 3000 te vrare ) te Penecilines Sali qe dha urdher per hapjene Depove te Armeve ! Dhe sote kundershton te shkoje ne SPAK te japi dhogari per krimet qe ka bere ! Dhe rin me shprese qe ajo pjese e Qytetareve qe dikur i shkonin nga mbrapa ti shkojne perseri ! Iku ajo kohe kure i manipulonte Viktimat Qytetare ! vetem e vetem per bythen e tije dhe te Families se vete..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje