Vrau dhe dogji shqiptarin në Britani, kush është personi që u vra në burgun e Peqinit

15 Dhjetor 2023, 15:34Kronika TEMA
Vrau dhe dogji shqiptarin në Britani, kush është personi që

Arben Lleshi është i dënuari me burgim të përjetshëm i cili mbeti i vdekur pas përleshjeve mes të dënuarve në burgun e Peqinit.

Dyshohet se autor i krimit është i dënuari tjetër me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj, i cili në viin 2015 vrau 2 turistë çekë në tentativë për t’i grabitur.


Sakaq të plagosur mbetën dhe të dënuarit e tjerë lir Xhakja dhe Indrit Shaqja.

Arben Lleshi, rezulton i dënuar nga drejtësia angleze me 32 vite burg për vrasjen e një bashkatdhetari, ngjarje e ndodhur disa vite më parë në Angli.

Lleshi u ekstradua drejt Shqipërisë në vitin 2016, ku u transferua për të vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Ai është autori i vrasjes së Agim Hoxhës, në 10 prill 2012.

Mediat britanike shkruanin atëherë se Hoxha u vra në një apartament në qytetin anglez të Southempton, dhe më pas, trupi i tij u dogj në një makinë tip “Mercedes Benz”.

Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i Lleshit, 39-vjeçari Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.

Shkaku i vërtet i vrasjes nuk është asnjëherë i ditur nga vëllezërit.

1 Komente

  1. V
    Vezet Rehas

    Po mire ja paskan ba,Paguajti me ate qe ka bere.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje