Konflikti në burgun e Peqinit, i burgosuri: Sokol Mjaçaj është paguar për të vrarë

15 Dhjetor 2023, 15:20Kronika TEMA
Konflikti në burgun e Peqinit, i burgosuri: Sokol Mjaçaj

Një përplasje e armatosur mes të burgosurve ka ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit.

Sokol Mjaçaj, i dënuar me burgim të përjetshëm, është konfliktuar me dy të dënuar të tjerë.

Një nga të dënuarit në burgun e Peqinit ka telefonuar nga një numër i brendshëm nga kabinat e telefonave të burgut gazetaren Anila Hoxha dhe ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

“Armën e kishte të fshehur diku. Qëlloi Arben Lleshin dhe Indrit Shaqen. Dimë që Indriti është i plagosur më lehtë, ndërsa Arben dëgjuam që e kishte kapur plumbi në qafë.

Unë jam i sigurt që Mjaçaj është i paguar, ai kishte kohë që donte të vinte këtu. Është i paguar për të kryer këtë krim.

Te sektori këtu ka një dy tre ditë, nuk ka shkuar akoma në 41 biss. Janë shokët e qelisë. Tani ai ka marrë peng disa familjarë, është në ambientet e takimit”.

3 Komente

  1. s
    stalini

    Mendoj se keta te denuar perjete per krimet qe kan kryer duhet ti ekzekutoje shteti me metoda te ndryshme,keshtu ndodhe ne shume burgje ne europe dhe bot, keta vetem rruajne nga taksat tona pa bere asnje pune, kure ishte ai strategu po ai i fuste ne minjere dhe nuk mund te dilnin te gjall pa bere normen,ne te kundert i priste skuadra e pushkatimit ne hyrje te minieres Hajde perdorini metadat e MI6

    Përgjigjjuni
    1. P
      Peti pi vërteti

      Punë shpellarësh!..... . Dhe thonë pse humbet Berisha..... . Po shumica e përkrahësve janë në burg dhe disa vriten në moshë të re............ . Siç ka thënë Erzen Breçani, nuk arrijnë të dalin në pension.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sokrati

        Te denuarit me burgim te perjetshem ose me afate te gjate per krime te renda duan ligjin e zotit Enver Hoxha, qe vjen nga drejtesia e lashtësisë: Vrave - do te vritesh! Ku ta gjesh ate ligj, kur nuk ka ende shtet dhe ... shtetin e kishim, por lugati doli ne krye dhe na solli Kënunin e Lek sali Dukagjinit, iu harrofte emri!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje