Xhelozia: 38-vjeçarja shkodrane në fshehtësi i vendos burrit GPS në makinë, nisin hetimet nga policia

15 Dhjetor 2023, 17:44Kronika TEMA
Xhelozia: 38-vjeçarja shkodrane në fshehtësi i vendos burrit

Marrëdhënia në çift shpesh shoqërohet edhe me xhelozi.

Janë një sërë shkaqesh që bëjnë që ndonjëherë të mos i besosh partnerit.

Kjo si duket ka ndodhur edhe me një grua shkodrane.

Një 38-vjeçare kishte vendosur fshehurazi një pajisje gjurmuese në makinën e bashkëshortit. Për këtë, gruaja pritet të hetohet nga Policia e Shkodrës.

GPS u gjet në mjetin e partnerit të shtetases me iniciale O.H..

Gruaja është vënë nën hetim, teksa Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. Z
    Zina sallaksja

    Sh mire ka bere. Per ça do hetohet?

    Përgjigjjuni
    1. p
      per dyshe

      se mos i ka vene dhe dashnorit pra. ta dime qe ndjek vetem burrin

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje