Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit: Dyshohet se autori Sokol Mjacaj qëlloi me armë nga dritarja e ajrimit

15 Dhjetor 2023, 17:00Kronika TEMA
Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit: Dyshohet se autori Sokol Mjacaj

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në burgun e Peqinit ku pas përplasjes mes 3 të burgosurve mbeti i vrarë Arben Lleshi dhe u plagos Indrit Shaqja.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori i ngjarjes, Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 2 turistëve çekë në vitin 2015 ka qëlluar me armë zjarri nga dritarja e ajrimit.

Sakaq, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbërritur në burgun e Peqinit ku ndodhi ngjarja e rëndë ku mbeti i vdekur i dënuari me burgim të përjetshëm Arben Lleshi.

Së bashku me ministrin Manja, në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

1 Komente

  1. L
    Lesh Lleshi

    Kokat hongshin! Po te kishte shtet jetu keta i digjte me benzine

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje