EMRAT/ Zbardhet lista e dëshmitarëve në gjyq për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

27 Dhjetor 2022, 14:53Kronika TEMA

EMRAT/ Zbardhet lista e dëshmitarëve në gjyq për vrasjen e

Prokuroria e Elbasanit ka bërë publike listën e plotë të dëshmitarëve që pritet të thirren për ngjarjen e 21 prillit në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

I akuzuar kryesor për ngjarjen është pjesëtari i Strukturës për Mbrojtjen e Votës të ngritur nga Partia Demokratike, Arbër Paplekaj.

Ajo që bie në sy është se në listën e 59 dëshmitarëve nuk ka asnjë përfaqësues politik nga asnjë prej forcave politike në vend.

Të gjithë emrat do te thirren për t’u pyetur në vazhdim të procesit gjyqësor që tashme ka hyrë në fazën e “shqyrtimit  gjyqësor”. Pas shtyrjes së gjyqit ditën e sotme u raportua se seanca e ardhshme pritet të mbahet më 9 janar.

1 Komente

  1. V
    Veri

    Rezarta do i shkoje deri ne fund çeshtjes. Eshte vajze e pergatitur. Po nje gje dihet tashme. I ndjeri nuk kthehet dot me ne jete. Dhe perse u vra? Kot. Per te mbajt ne pushtet Ramen. A thu se do ia rrisi politika kalamajt. Mjere kush iken. Mjere dhe familja.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje