“Kujdes, do ketë kontrolle”, si e paralajmëroi familjen Ervis Martinaj para se të zhdukej

27 Dhjetor 2022, 09:31Kronika TEMA

“Kujdes, do ketë kontrolle”, si e paralajmëroi familjen

Pesë muaj pas zhdukjes, FNSH dhe RENEA kanë gjetur një arsenal armësh në banesën e bosit të basteve, Ervis Martinaj.

Arsenali i armëve ishte i fshehur në kosheret e bletëve, ndërsa në këtë sasi armësh dhe municionesh, kishte elementë që kryesisht gjenden në ngjarjet kriminale të vrasjeve që mbeten pa autorë.

Nga sa mësohet në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe 2 xhaxhallarëve të tij Faik dhe Rakip Martinaj u gjetën 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.

Po kontrollet në banesën e tij, ishte vetë Martinaj që i kishte paralajmëruar, vetëm pak para se të zhdukej.

Prokuroria e Laçit, që po ndjek hetimin e zhdukjes misterioze të biznesmenit Ervis Martinaj, ka konfirmuar gjatë verifikimeve të saj, vetëm një komunikim të thatë, që Martinaj ka kryer me xhaxhain e tij, përmes aplikacionit “Telegram”. Mesazhi është dërguar pasditen e 9 Gushtit, nga Martinaj në orën 19:21, duke njoftuar xhaxhain e tij, Rakip Martinaj, me përmbajtjen: “…Kujdes, se mund të ketë kontrolle…”.

Ky mesazh pas 3 minuta është parë nga gruaja e Rakipit, L.Martianj, e cila është dhe nëna e Brilantit të ekzekutuar në 17 korrik 2022, në masakrën e Fushë-Krujës. Ajo në momentin që ka parë mesazhin e mbërritur nga Ervisi, në telefonin e burrit të saj, në orën 19:24 të datës 9 Gusht, ka shkruar: “…A je mirë? Nga kush nga policia apo nga…….”.

Pas këtyre fjalëve të thata, telefoni i Ervis Martinaj, nuk ka pasur asnjë sinjal dhe nuk është dhënë asnjë përgjigje. I vënë në dijeni nga gruaja, për këtë situatë jo normale, Rakip Martinaj, dhe të afërmit e tjerë kanë telefonuar “mbretin” e lojërave të fatit, por sërish askush nuk përgjigjej përtej telefonit.

Kjo solli shqetësim të mëtejshëm brenda familjes, duke u impenjuar jo vetëm me burimet njerëzore të tyre, por duke kërkuar dhe ndihmën e organeve shtetërore, për të kryer hetime me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së Ervis Martinaj. Prej asaj date zhdukja e Martinaj, vijon të mbetet ende mister, duke ngritur dyshime të forta, përmes një ekzekutimi të mundshëm apo për një skenar tërheqje nga aktiviteti i zakonshëm.

3 Komente

  1. M
    Mali me gropa

    Ka qene koha qe ai ka kaluar ujrat teritoriale e per rrjedhoje nuk ka patur sinjal.Paralajmerimi ka qene shume domethenes:"Pas largimit tim ,kujdes se do ju kontrollojne".Ai jo vetem qe eshte gjalle por se ka kontakte te vazhdueshme me Shqiperine.Vendosni nen pergjim dhe gjurmim A.Hogjen dhe gjithçka do te kuptoni dhe ekzaminoni.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni, ish dashnori i Grides.

      Keta qenkan te gjithe si familje e si fis kriminelecte ndyre...plasini te gjithe ne burg dhe sekuestrojani pasurite e vëna me krime e vrasje!

      Përgjigjjuni
      1. s
        shkelzeni

        Se ku eshte Ervis Martinaj e di vetem Artan Hoxha.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje