FOTOT: Armë, predha brenda kosherëve të bletëve dhe uniforma policie, çfarë u gjet në banesën e Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij

26 Dhjetor 2022, 15:43Kronika TEMA

FOTOT: Armë, predha brenda kosherëve të bletëve dhe uniforma

Armë me selenciator, predha, fishekë dhe uniforma policie janë gjetur në banesën e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj dhe xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinaj.

Kontrollet në banesat e tyre u kryen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA, me urdhër të SPAK.


Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:


2 armë zjarri automatike

1 silenciator

7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda

85 predha eksplozive,

1 thikë bajonetë

9 uniforma policie

7 jelekë multifunksionalë

11 kapele policie

2 radio policie

fenelina policie

maskë gome për fytyrën

dokumente të ndryshme.

Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare.

Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

 

15 Komente

  1. A
    Alb

    Po arrestime për gjithë këto municione? Apo lajmi është në përditësim? Sepse një qytetari të thjeshtë i gjenden 2gr hashash dhe ikën për lesh.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Përse nuk pritët edhe nja 3 vjet të tjera të kontrollonit. Se mos na dali non grata të thote se eshte sulm politik .

      Përgjigjjuni
    2. A
      Anna

      Çfare thoni me? E "pabesueshme".Sipas politikanit lapanjozo malok Shemsi Premçi,Martinaj nuk ështe,ka qenë, kriminel.Ai ka qene businessman i suksesshem fort,as ka vra, as ka pre.Ç'na ka gjet.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sllobodanka

        Beni nje kontroll te shtepia e Shkelzen Berishes dhe do te mbeteni pa mend!

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vl

          Ore ky tipi ishte i shpallur ne kerkim ketu e para 1 viti mos gaboj. Ne cdo vend te botes ku ka ligje duhej ber kontroll ne banes jo tani mbas 1 viti.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nerti

            Kush i ha keto ,po pse kaq te trashe paskan qene ,mos me i heq keto .

            Përgjigjjuni
            1. L
              Likja

              NERTI,,,vetem ti si Pall se kupton,,,qe pa' ato nuk jetojne dote,,,,te kujtohen rrembyesit me uniforma pollice,,,ja ku i ke,,,edhe gjasme zhdukja e martinajt sishte gje tjeter,,vec pregatitja e rradhes per kundershtaret,,ca' prisje ti te shikoje blete aty,,,,,cfar do thuash i ka futur policia,,sesht e mundur,,martinaj eshte businesmen i ndershem dhe i siksesshem,,,,pirth pirth se lerohesh,,,

              Përgjigjjuni
            2. T
              Tahiri (jo ministri i suksesshem)

              I zhdukur ( a vet-zhdukur) qe ne 9 gusht 2022 ky Vis Cubi(!) Kryeministri i jep 100 dite afat Drejtor Rrumbullakes Policise te zbardhe ngjarjen, ...por Rrumbullakes nuk i mjaftojne as 100 muaj te sqaroje se - E kane vrare apo Ka inskenuar vrasjen e tij ai Visi i Martinajve!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Likja i MONES...

                Ne fakt kryeministri dhe neve bashke sna rruhet fare se eshte zhdukur dhe vetezhdukur,,,ato 100 dite policia ti oerdori per qytetaret e thjeshte,,,ska pse ti harxhoj me kta martinajt,,edhe ti si Pall qe kerkon llogari si koqe se Jan kaluar 100dite,,,na plasi bytha se Kan kaluar 100 dite,,do kalojne dhe 100mij dite,,,,

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gezimi

                  Qetesohu or Like e mos pirdh shume se do grisesh breket e raja...

                  Përgjigjjuni
              2. H
                Himarioti

                Hajde profesionalizëm policor, hajde! Me atë arsenal armësh dhe, ca militantë nga ata të Like-Berishës, ai mund të përmbyste qeverinë. Ne kemi polici të aftë por, kokat drejtuese janë pjesë e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jari

                  Po kontrolloni banesën e Like Spiunit, Shkëlzen Berisha, Qim Peka se do ngeleni të habitur fare.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pyetje nga salla

                    Edhe Rakip e Faik edhe Martinaj. Jane muslimane, por mbiemri eshte katolik, apo jo?

                    Përgjigjjuni
                    1. X
                      Xeni

                      Kapini shkrijini fare tani o polici leshi...u bene katunaret trima...ku ishin keto bythqira ne kohen e Enverit...

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sula

                        Gjith kjo zhurme prej shume kohesh, tashti ju shkoi nder mend te kontrollojne ne banese ? E çuditshme !

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje