Kontrollet nga forcat RENEA dhe FNSH, eksperti i kriminalistikës: Kush mund të ketë folur për Martinajn

26 Dhjetor 2022, 14:33Kronika TEMA

Kontrollet nga forcat RENEA dhe FNSH, eksperti i kriminalistikës: Kush mund

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për misterin e çështjes së Ervis Martinajt dhe kontrollet që u kryen sot nga forcat RENEA dhe FNSH-së.

I ftuar në Abc news, Karamuço thotë se dyshimet janë se mund të kemi një të penduar që po flet dhe po tregon vendndodhjet e mundshme të Martinajt apo ndoshta po hedh dritë mbi atë që mund të ketë ndodhur me të zhdukurin që prej muajit Gusht.

Sipas Karamuços i penduari mund të jetë ish agjenti i operacionales Jeton Lami, një nga njerëzit që ka qëndruar më pranë Martinajt.

“Ka dyshime të forta se mund të kemi një të penduar që po flet dhe po tregon vendndodhjen e mundshme. Dhe ky mund të jetë ish oficeri Jeton Lami.

Jeton Lami ishte më i afërti për të. Jeton Lami ka folur më shumë. Duhet parë nëse janë apo jo të vërtet. Për të zbuluar apo jo nëse Ervis Martinaj ka vdekur apo është gjallë”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje