VIDEO: FNSH dhe RENEA rrethojnë shtëpinë e Vis Martinajt

26 Dhjetor 2022, 09:13Kronika TEMA

VIDEO: FNSH dhe RENEA rrethojnë shtëpinë e Vis Martinajt

Policia ka zbarkuar mëngjesin e sotme në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj.

Raportohet se dhjetëra makina të FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar shtëpinë e Martinajt në Fushë-Kuqe.

Nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.

9 gushti është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë.

Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen në komisariatin e Kurbinit dhe janë të frikësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur, çka ngre dyshime se ai mund të jetë vrarë.



Lini një Përgjigje