FNSH, kontrolle për kapjen e Talo Çelës dhe personazheve të njohura të krimit

25 Dhjetor 2022, 21:50Kronika TEMA

FNSH, kontrolle për kapjen e Talo Çelës dhe personazheve

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku kanë zhvilluar një aksion me qëllim kapjen e personave me precedentë.

Policia dhe FNSH kanë bërë kontrolle të imtësishme në vendet ku mendohet se janë fshehur persona që kryejnë aktivitete kriminale.

Një prej personave të shumëkërkuar që dyshohet se fshihet atje është Talo Çela.

Deri tani nuk ka një informacion zyrtar nga policia, në orët në vijim priten detaje në lidhje me këtë aksion të policisë.

1 Komente

  1. B
    Beni

    E di policia qe ne Tirane fshihen shumica e krimineleve dhe shkojne e bejne kontrolle neper rrethe!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje