
Një krim i tmerrshëm ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin Iconium të Turqisë, ku një 54-vjeçar sirian ka vrarë me thikë dy vajzat e tij të mitura.
Sipas informacioneve, Yusuf al-Ahmed vrau me thikë 17-vjeçaren Kevsher dhe 15-vjeçaren Merveh, pasi mes tyre nisi një debat i ashpër familjar.
54-vjeçari me origjinë nga Siria, menjëherë pas krimit të rëndë shkoi në polici dhe u dorëzua.
Menjëherë ekipet e policisë u nisën drejt banesës së familjes për të zbardhur vendin e krimit. Aty kanë gjetur trupat e pajetë të dy vajzave të mitura. Trupat e tyre u dërguan në morgun e spitalit për autopsi.
Mësohet se në momentin e vrasjes mizore ndodheshin në shtëpi fëmija më i vogël dhe një i afërm i familjes, ndërsa nëna e vajzave mësohet se ishte zhdukur.
Sipas informacioneve, 54-vjeçari Jusuf ka deklaruar në dëshminë e tij se “ne u grindëm për çështjen e nderit dhe unë dola nga vetja”.
Kur ka ardhur në vete dhe ka kuptuar se çfarë kishte bërë duke parë të vdekura dy vajzat e tij, ka shkuar në polici, ku ka rrëfyer krimin makabër dhe është dorëzuar.
Ne Albanistan do te zhdukej nga sit kembet, te pakten m'turkye u dorezua..
E ç' mund te presesh tjeter nga mazllumet, njerez te pacivilizuar.
Si arnautet qe te vrasin per "nder" e nje fjale goje....keto rraca te poshtra...arnauto-arabo-turke..qe u dynden nga Shpellat e Kaukazit....ne kete Gadishull...greko-helenik...te paqes e prosperitetit...duke shkaterruar...vjedhur e zaptuar cdo gje te shenjt ...greko-heleniko-europiane.....dhe duke mbjellur kulturen e sherreve e tensioneve...sic po ndosh ne Veri te Kosoves me banoret autoktone serb te lashtesise.....