Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Ky është personi kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e enigmës së Martinajt

25 Dhjetor 2022, 09:17Kronika TEMA

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda:  Ky është personi

Ish Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci është shprehur se agjenti i Forcave Operacionales, Jeton Lami është një nga personat kyç që mund të ndihmojë në zbardhjen e enigmës më të madhe atë të zhdukjes apo vrasjes së Ervis Martinjat.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews, Beci tha se Lami është çelësi i gjithçkaje pas nuk e dimë se cili është qëndrimi i tij ndaj rrëfimeve të veta në kuptimin e ngjarjes që ai di dhe bashkëpunëtorët e tij, pasi sipas Becit, Lami nuk është kryesori, por ura lidhëse.

"Arrestimi i këtij personi i cili është i rëndësishëm për faktin penal të zhdukjes apo vrasjes së Ervis Martinjat tregon teorikisht dhe të dokumentuar se struktura të posaçme të policisë së shtetit kanë qenë të implikuar në veprimtari kriminale sepse kemi një person të arrestuar efektiv të arrestuar.

Së pari gjetja dhe arrestimi i këtij personi i jep një rëndësi shumë të madhe zbulimit të enigmës së madhe të ekzistencës apo zhdukjes së Ervis Martinajt.

Së dyti duke u marrë nga SPAK dhe jo nga prokuroria e Kurbinit ky person i arrestuar dhe nën hetim, është çelësi kyç për të përdorur të tëra metodat speciale të hetimit, për ta bërë të penduar, për ti dhënë sigurinë e duhur këtij personi.Ai është çelësi i gjithçkaje.

Ne nuk e dimë se si është qëndrimi i tij ndaj rrëfimeve të veta në kuptimin e ngjarjes që ai di, bashkëpunëtorëve të tij sepse ky nuk kryesori. Ai është një urë lidhëse”, tha Beci.

7 Komente

  1. h
    hetuesi

    Ky eshte prokuror,inteligjent e qe i bie gozhdes mu ne koke.E ka gjet qe Lami eshte ura lidhese,pamvarsisht se kete fakt e di dhe polici i Bathores

    Përgjigjjuni
    1. I
      I Madhi Morricone

      Te dyja palet kane bere vrasje ne emer te lekut. Keshtu qe te dyja palet te vene ne gop te motrave Hetojini sa te doni kush ka hesape oer te lare do ti laj se shpejti.

      Përgjigjjuni
    2. N
      Neritan Liçaj

      Hetusi ,keshtu lloj kemi pasur e kemi ne drejtesi ,te blere ,dhe idiota , ky qenka me keq ne çfare thote ,Nard Ndoka ku nje nga brilantet e tij eshte ( tani eshte nate ,ne mengjes eshte ditë, ky ish prokuror pse meret me kete Martinaj ,kur ka vrasesin e Gerdecit e 21 Janarit e nuk ka thene nje fjale .

      Përgjigjjuni
      1. t
        tefiku

        Gjera plot mend ky Eugeni me se fundi pas kaq kohesh e kuptoi se kush eshte ura lidhese.gjynah qe s.eshte me ne prokurori,A thua te gjithe prokuroret jane si ky? Per te marre leke jane ustallare.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Buckethead

          ai vdes ne lock up. !!!!

          Përgjigjjuni
          1. g
            genci

            prokuror i lidhur koke e kembe me krimin e organizuar dhe te vertetuara. i larguar me unanimitet nga vetingu, ky qelbesire ka goje e flet. po qelbesira jane edhe ata qe i marrin intervista

            Përgjigjjuni
            1. m
              m

              Vis Martinaj ndodhet ne vilen e Berishes ne gjirin e kurvave!Ai eshte financuesi kryesor i protestave te Berit te cvilit i eshte premtuar se pas marrjes se pushtetit do te dale i lire!Mirpo Visi ka rene ne gracke sepse i thane qe qeveria do te rrezohet shume shpejte e ky tash ka ngelun i ngujuem. Nji gja me ban pershtypje or milet:Gjithkush e ka vue re qi "Qytetari digjital" i Berit nuk permendet ma si dhe qfare ka ndodhur pas shpalljes non grata te tij?Apo "QYTETARIT DIGJITAL" me selie ne Zvicer i asht ndalue komunikimi reptesisht me Sali Brishen!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje