EMRI/ Pjesë e bandës që trafikonte drogë, kapet me kanabis shqiptari në Angli, vlera shkonte deri në 870,000 £

24 Dhjetor 2022, 15:32Kronika TEMA

EMRI/ Pjesë e bandës që trafikonte drogë, kapet me kanabis

Një trafikant droge ka rënë në prangat e autoriteteve britanike si pjesë e një bande të përfshirë në furnizimin e kanabisit me vlerë mijëra paund.

Bëhet fjalë për të riun me origjinë shqiptare Artan Vladi. Shqiptari kishte një banesë me qira në Hanley ku ishte njëkohësisht baza e rritjes së bimës së kanabisit.

Ai u bastis nga policia pasi kallëzimit të klientëve pranë magazinës të cilët u ankuan për erën e drogës.

Oficerët gjetën 87 kilogramë kanabis me një vlerë të mundshme në rrugë prej 870,000 £. Dhe ata ndaluan një makinë në A50 dhe gjetën 137,790 £ në tre kuti këpucësh.

27-vjeçari është lënë në arrest me burg për 30 muaj, më pas sipas vendimit ai do të depërtohet automatikisht drejt Shqipërisë. 

Lini një Përgjigje