"Më zunë pritë natën me maska", flet polici që u rrah nga kolegu: Si e dallova Redi Maton

23 Dhjetor 2022, 17:18Kronika TEMA

"Më zunë pritë natën me maska", flet polici

Dy efektivë policie të shërbimit të Rrugores në Komisariatin e Elbasanit janë pezulluar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Mësohet se përplasja që ka nisur jashtë orarit zyrtar të punës mes efektivit E.H. dhe kolegut të tij 23-vjeçar R.M., ka degjeneruar në dhunë dhe përdorimin e armëve të ftohta.

Në një intervistë për “MCN”, efektivi i dhunuar E.H, pretendon se debati i çastit mes kolegësh, ishte sheshuar ditë më parë dhe se nuk priste një dhunim të tillë pas krahëve nga efektivi 23-vjecar.

Efektivi i dhunuar kërkon që drejtësia të vihet në vend ndaj tij, dhe se policia e dinte rastin dhe nuk ka reaguar.

"Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas drekës së punë që kishim me koleget në një lokal në Elbasan, dhe teksa një pjesë qëndroi për kafe, nga lokali unë dola i fundit,

Duke shkuar drejt makinës time, aty me vijnë disa djem me kapuç e maska. Mund të kenë qenë 3-4 veta, dhe gjatë përleshjes kuptova që ishte Redi Mato, kolegu, punonjës policie në Komisariatin e Elbasanit, ata kishin shkopinj

Vetëm natën e mbrëmshme kur ndodhi ngjarja kishim përleshje, se atë ditë në polici kemi pasur një debat të vogël, por që u sqarua mes nesh, dhe nuk kisha asnjë personale.

Mbrëmë kur ndodhi sulmi, isha i shoqëruar edhe nga një shok i imi i cili poashtu u godit.

Sot dua që drejtësia të vendos ne ven dhe se personi në fjalë të dal para organeve ligjzbatuese, policia atë ditë e dinte, dhe nuk u mor asnjë masë ndaj tij." thotë efektivi i dhunuar E.H.

5 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    ...policia e dinte dhe nuk mori asnje veprim....!!!! E more vesh tani mo rrot cari Ngjela....!? E kupton o trap se sunitet nuk behen njerez..... gezuar ramazonin

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Shteti rrumpalle i satrapit Rama...... = nuk ben perpara Shqiperia duke hequr qafe policin apo kriminelin e droges/rruges... pastrimi fillohet nga Koka e Krimit: Berisha Meta Bashaj Edvin Rama = lol

      Përgjigjjuni
    2. p
      polic me zemer ( te dobet )

      Ne fund te fundit eshte policia qe duam. Vete e kerkuam.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Policia eshte grup kriminal njelloj si te tjeret, por nuk arrin te rekrutoje dot kriminelet me te keqinj, per arsye te pagave te ulta.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          polica sunite nga nje kafe bar ne lokale etj vk

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje