Preu 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE se ishin vendosur në "tokën e tij", arrestohet 57 vjeçari në Dibër

23 Dhjetor 2022, 11:09Kronika TEMA

Preu 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE se ishin vendosur në

Një 57-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi preu me motorsharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie –Lurë.

Policia bën me dije se është kapur në flagrancë shtetasi D.K i cili ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.

Po në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Shkatërrim prone me dashje”, “Vetëgjyqësi”.

3 Komente

  1. L
    Liqeni i Banjes

    kalbeni ne Burg shpellarin se nuk njohin qyteterim maloket e trashe.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tata luigji

      Kete nuk duhet arrestuar,por me motrsharren ti presesh dy duart qe i paska vetem per te bere deme

      Përgjigjjuni
    2. P
      Prona është e shenjtë!!

      Nëse kanë qënë në tokën shtetërore do mbajë përgjegjësi! Por nëse kanë qënë në tokën e tij,shumë mirë ka vepruar ndaj banditëve të OSSH që nuk pyesin dhe dhunojnë pronën private në emër gjoja të shtetit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje