
Profesore e shkencave juridike, Marjana Semini, u emërua anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, në mbyllje të votimit, që zhvilloi Kuvendi i Shqipërisë në seancën e fundit për këtë vit.
Ajo mori 58 vota nga 80 deputetë, që morën pjesë në votim, kandidati Ardian Dvorani mori 14 vota, kandidatja Arta Vorpsi mori 2 vota, ndërsa 6 u cilësuan si të pavlefshme nga komisionit të votimit.
Drejtuesja e komisionit, deputetja Klotilda Bushka, deklaroi që “nga votimi doli se asnjë nga kandidatët nuk i ka marrë dot votat e kërkuara nga ligji, megjithatë sipas Kushtetutës, Marjana Semini, e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese”.
Kushtetuta përcakton në nenin 125 që, nëse asnjë prej kandidatëve të përzgjedhur nga KED nuk merr shumicën e cilësuar prej 3/5, ose 84 vota të deputetëve, atëherë kandidati i renditur i pari nga KED emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Deputetët e opozitës shprehën dyshime se shumica socialiste po përpiqej të ndikonte me presione mbi votat e opozitës në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha se “ishte e pakuptueshme ngutja e socialistëve për të kryer këtë votim, kur Partia Socialiste nuk i ka 84 vota” dhe se “po përpiqej të peshkonte vota rreth e rrotull”.
Ndërsa deputeti Gazmend Bardhi tha se opozita ishte e shqetësuar, “mbi përpjekjen e socialistëve për ta shndërruar Gjykatën Kushtetuese në seksion të Partisë Socialiste, duke porositur truke dhe presione nga oligarkë ndaj deputetëve opozitarë, për të favorizuar kandidaturën e Ardian Dvoranit”.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se “kjo ishte një fantazi në kokën e deputetëve të opozitës”, dhe se “deputetët socialistë do të votonin krejt të lirë zgjedhjet e tyre midis kandidatëve”, sepse grupi i tyre parlamentar nuk kishte marrë ndonjë vendim për të mbështetur njërin prej kandidatëve.
Deklaratat mohuese të zotit Rama shkaktuan nervozizëm tek deputeti Bardhi, i cili këmbënguli se shumica kishte bërë presion ndaj deputetëve opozitarë dhe, pas ngritjes së toneve fyese mes palëve, ky i fundit u përjashtua nga seanca.
Anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, profesore Marjana Semini ishte për mëse 22 vjet drejtuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe në Shkollën Kombëtare të Avokatisë.
Autore e një serie botimesh profesionale e akademike, ajo është po ashtu eksperte në një mori projektesh të institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare mbi të drejtat njerëzore, civile dhe të pronësisë intelektuale, avokatisë, noterisë, të drejtës tregtare.
Me emërimin e zonjës Marjana Semini Gjykata Kushtetuese u plotësua me të gjithë anëtarët e saj. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë dhe deri sot kishte 8 anëtarë.
Sipas Kushtetutës, tre anëtarë emërohen nga Presidenti, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.
Gjykata Kushtetuese u plotësua 10 ditë më parë edhe me një tjetër anëtar të ri, juristi Gent Ibrahimi.
Ai u betua më 13 dhjetor përpara presidentit Bajram Begaj, në një ceremoni të posaçme.
Zoti Ibrahimi ishte për 5 vite drejtuesi i parë i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një nga organet e reja të sistemit gjyqësor pas reformës.
Për një kohë të gjatë ka qenë drejtues i Institutit të Studimeve Publike dhe Ligjore (ISPL), një prej organizatave të njohura, që trajtojnë çështjet e drejtësisë.
Ai u rendit i pari në listën e Këshillit të Emërimeve, në përfundim të një procesi të tejzgjatur verifikimesh, për gati 10 muaj.
Gjykata Kushtetuese nuk ushtroi dot funksionet e veta për disa vite, sepse procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe dorëheqjet që pasuan, e lanë atë vetëm me kryetaren Vitore Tusha. Ndërsa tashmë gjykata është me numrin e plotë të anëtarëve për të trajtuar një mori çështjesh që dorëzohen nga palë të ndryshme.
Suksese ! Duket goxha Zonje.
Po, eshte nje profesore me integritet profesional dhe moral. Prurjet e reja ne Gjykaten Kushtetuese i kane kthyer besimin njerzve ne punen e metejshme profesionale te saj. Urime dhe pune te mbare Profesore Mariana Semini!
Vajza e prokurorit fame keq te Enver Hoxhes. Pinjolle e frikshme e PPSHse
Suksese zonjes! Por gjykata ende nuk mund te konsiderohet paster me dashnoren e Alibeaj dhe dy te tjere te zgjedhur nga Like Floriri…
Tashme jane ne minorance.
Vari kart qeveri frikacake qe trembet nga bashibozuket e partise islamike PEDE. ARDIAN DVORANI ISHTE PERFEKT PER KETE POST:
Eshte e vertete, por PS beri levizje taktike te zgjuar, te mos dilte bosh, te triumfonte opozita. Ajo nuk i kishte votat per Dvoranin, prandaj pranoi te zgjidhej e para ne liste, e cila ishte Semini. Lufta kunder Dvoranit, ishte lufte kunder Amerikes. Dvorani do shkoje ne nje pozicion kyc te Drejtesise, ka mundesi te behet Minister i Drejtesise. Po nguli kembe Edi, do behet.
Ahahaha ça lëvizje leshi o Pilok. Këtij Dvoranit ja futën të vetët, se po ta kishin vënë të parin në listë (që i takonte sepse gjyqtar karriere) vunë këtë zonjën. Po pse e vunë?? E vunë sepse kjo është Krahu i Lal Plehut dhe ato që tha sali kërma pak ditë më Parë janë të verteta, thjesht luftë bandash në PS. Ja futi Edit Sokol Sadushi, Sokol Binaj dhe Arben Rakipi. Ti o Pilo shko futi një paçe e pilaf dhe je në rregull
Ahahaha ça lëvizje leshi o Pilok. Këtij Dvoranit ja futën të vetët, se po ta kishin vënë të parin në listë (që i takonte sepse gjyqtar karriere) vunë këtë zonjën. Po pse e vunë?? E vunë sepse kjo është Krahu i Lal Plehut dhe ato që tha sali kërma pak ditë më Parë janë të verteta, thjesht luftë bandash në PS. Ja futi Edit Sokol Sadushi, Sokol Binaj dhe Arben Rakipi. Ti o Pilo shko futi një paçe e pilaf dhe je në rregull
O pilo. Dvorani ishte kandidature e persosur per President te Republikes.
Gjykate kushtetuese ne studies,petagoge e notiere...rekord boteror....
Noteret dhe dashnoret e Ali Beut na i zgjodhen Perbindeshi i Vicidolit dhe Cakalli i Cepanit, por tashme jane ne minorance.
The best! Kanditatura me e mire
Po Dvorani sikur mori certifikate nderi nga Usa,ahh cfare teatri ketu ne Albanistan....po kush I do burrat me ko...?
Mir shume qe u zgjodh Marjana TUTULANI ( Semini).... u shtua edhe nje dhaskalesh qe ka mbetur me teorite e vjetra te te ndjerit Stavri cecos dhe Kleanthi kocit e ska shkruar kurre nje vendim gjyqsor a nje mbrojtje ne gjykate si avokate... Por mir eshte, si bija e Zevendes prokurorit te pergjithshem te kohes se diktatures, Thoma Tutulanit , qe u katapultua per shkka se ishte hetues dajaku ne procesin e Kadri Azbiut.... e mos te kete frike Rama se gjaku tij eshte.. ishalla nuk eshte dallkauke si i jati....
Po qe je kokrra e HALES ti Gjino Fiku....... Laj gojen perpara se te flasesh per njerez qe nuk mund as t'í afrohesh..... Do jeni rrace dallkaukesh sic duke perderisa deri aty te shkon mendimi...... Shko mbytu me mire
Une nuk i njoh nga backgroundi personal e familjar, por kam qene student i tyre dhe profesionalisht mund te them se Stavri Ceco ishte njeshi i profesoreve te Juridikut! Edhe Marjana Semini ka qene njesh si pedagoge!
I ke rene ne koke o Gjin! Pervecse dallkauke eshte edhe shume injorante. Ta degjoje ne shkolle, me shembuj une shembuj femijesh kopshti shpjegonte kontratat e per te mos folur per tekstin qe kishte shkruar !!!!!
E o njeres kaq eshte Shqiperia, o do te jete mbese tek Tutulanet ose tek Sali Protopapa dmth . O majtas o djathtas Bijte e puntoreve apo njerzeve te ndershem nuk zgjidhen rine pa pune kane fituar dhe gjyqet per pa drejtesin qe u eshte bere dhe fle dosja ne Apel se nuk i vjen radha per gjykim e more Rame kjo eshte drejtesia e atyre qe ngjiten ne maje duhet te jesh Tutulan per te mos thene me teper sei njof familjarisht qe ne gen me gjithe ate ishalla suksese per te me qe eshte e bija e Thoma Tutulanit.
Ore po si e marin persiper te shkojme ne Gje.K. po si do te shkruaje vendimet kjo ore? Kjo nuk nerrte vesh nga lenda e sa fare, Jo me ne te tilla nivele. Pervec Gent Ibrahimit, te theret Jane o zot! Kjo ishte qershia mbi torte. Imagjino cafre vendimesh do te lexojme Tani
Po VITORJA kur dote shkarkohet meqe mandati i saj ka koh qe ka mbaruar?
po vendimet kush do tja shkruajne kesaj? te dashurat e Arbanit?
Po me te drejt, mbesa e Margarita dhe Kristaq Tutulsnit , nje familje perfekt nje zonje perfekt, Urime Marjana
Prandaj po ndrit sistemi i drejtesise se ka pedagoge si kjo biba universale.
Ta degjosh kete kur flet sikur shpjegon receta gatimi!! Fuck drejtesia!! Shkoi per hale me keq s’ka ku vete; ne fakt shkoi ne duar te trashegimtareve te xhelateve te diktatures
Gjy.Kushtetuese, nje kazan plehrash.