Jep dorëheqjen nga detyra drejtoresha e Kadastrës Durrës

22 Dhjetor 2022, 15:27Kronika TEMA

Jep dorëheqjen nga detyra drejtoresha e Kadastrës Durrës

Drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Risena Xhaja ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Ajo mori detyrën në 15 dhjetor të vitit të kaluar, pasi Rajmonda Dashi dha dorëheqjen si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Xhajën në këtë pozicion.

Dorëheqja e Rajmonda Dashit u kërkua nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame.

Në atë kohë Risena Xhaja, mbante postin e zv.drejtoreshës. Ajo duhej të mbante postin si drejtoreshë e Kadastrës deri në kryerjen e procedurave të konkurrimit dhe zgjedhjen e një drejtori tjetër.

 

 

1 Komente

  1. engjelli

    haha

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje