Kërkoi njohje të kohës së paraburgimit, shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Saimir Tahirit

22 Dhjetor 2022, 11:49Kronika TEMA

Kërkoi njohje të kohës së paraburgimit, shtyhet sërish

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i cili është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për përfshirje në trafikun e drogës.

Seanca është shtyrë pasi gjyqtari Elton Frashëri ka kërkuar kohë të njihet me dosjen pasi u zëvendësua me Elis Dinen.

Dy muaj me parë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i dërgoi një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.


Më 4 shkurt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuaj në burg dënimin me 5 vite heqje lirie. Për shkak të uljes së dënimi, Tahiri po vuan dënimin me 3 vite e 4 muaj burg.

Tahiri u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013. Në mars 2017, Tahiri dha dorëheqjen pas publikimit të disa përgjimeve në Itali ku përmendej emri i tij nga Moisi Habilaj.

 

 

2 Komente

  1. p
    pilo lala

    Saimir Tahiri eshte ne burg per shkak te sulmeve te Sali Berishes, Kulicajt, Zaganit, gjithe kastes Saliut qe u pushua nga detyra kur u be Minister Saimir Tahiri. Eshte nga njerezit e pakorruptuar, i drejte, viktime e politikes.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Joni

      Saimir Tahiri,fisnik,trim Gusmari,nuk u arratis nuk e shtyu gjygjin me raporte mjeksore si Lul Basha.Do dali nga burgu më i fortë seç ishte,lebrit nuk i tremb dot.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje