
Një operacion i madh anti-drogë është realizuar në Belgjikë, ku është shkatërruar një grup i madh i trafikut të drogës.
Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se në pranga kanë rënë 4 persona, shqiptarë dhe rumunë, si dhe është sekuestruar një sasi prej 1 tonë e gjysmë kokainë.
Kokaina që transportohej ishte e fshehur mes pjesëve të Toyota-s dhe të arrestuarit rrezikojnë deri në 7 vite burg. Nëse sasia e drogës së konfiskuar do të hidhej në treg, ajo do të kapte një vlerë prej 43 milion eurosh.
Grupi kriminal kryente transportin e drogës mes Belgjikës dhe Anglisë, ndërsa ranë në gjurmët e autoriteteve pas një kontrolli të kryer në Francë, në kuadër të operacionit “Sky”, ku agjentët zbuluan një telefon me qindra mesazhe të zhvilluara mes kriminelëve.
Qenka kthyer Belgjika si Shqiperia; si ka mundes qe transportohej me makine 1 ton dhe leviznin neper Europe?!