Policia operacion në Peqin, bastiset shtëpia ku dyshohet se fshihej Talo Çela

21 Dhjetor 2022, 10:58Kronika TEMA

Policia operacion në Peqin, bastiset shtëpia ku dyshohet se fshihej

Forca të shumta policore janë përfshirë mbrëmjen e së martës në një operacion të gjerë për kapjen e personave në kërkim dhe aty me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në këtë qark, dyshohet se fshihet dhe i shumëkërkuari Talo Çela.

Pas informacioneve në rrugë operative, prej tre ditësh janë zhvilluar kontrolle të shumta në qytetin e Peqinit. Janë bastisur disa shtëpi dhe objekte ku dyshohej se fshihej shtetasi Talo Çela.

Me kërkesë të SPAK dhe urdhër të firmosur nga Gjykata e Posaçme, janë kryer kontrolle të imtësishme por përsëri Talo Çela nuk është gjetur. Ky shtetas dyshohet si i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, si porositës dhe si ekzekutor.

Ky është operacioni i disatë që policia dhe SPAK dalin duarbosh nga operacionet për arrestimin e Talo Çelës.

1 Komente

  1. p
    pilo lala

    Nuk ka ku vete kooperativisti Talo Cela, ... Me mire dorezohu, nuk vjen me policia e Agron Kulicajt qe te tregonte cdo gje. Tani operacionet drejtohen nga njerez profesionale, te kapin si miu ne cark.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje