U përplas me makinë nga Vasil Bollano, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

22 Dhjetor 2022, 09:13Kronika TEMA

U përplas me makinë nga Vasil Bollano, ndërron jetë në

Ndërron jetë në spital 17-vjeçari që u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano.

17-vjeçari Elio Hamiti, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pas përplasjes së ndodhur dje në Llogara.

Adoleshenti ka qenë duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit nga fusha e futbollit.

Në këtë kohë është goditur me makinë nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital.

Në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes dhe shoqëruan Bollanon në komisariat.

Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar.

5 Komente

  1. t
    tata luigji

    Ka qene tap topi nga alkoli, te denohet 25 vjet burg vrasje me dashje

    Përgjigjjuni
    1. k
      ku eshte sali sy nxiri

      e nxori edi rama qe te fajsohet mbollano.

      Përgjigjjuni
      1. d
        do mungoj ne takimin me micotaqis,te shaj qeverine

        do ekspertat e pedhit ta justifikojne se e ka fajin rruga e ka fajin sinjalistika,e ka fajin ai qe i doli para.dhe bullona do paguaj ca pare gjyqtarit dhe del pa lagur.

        Përgjigjjuni
        1. m
          mballoma

          mballona I zgjuar akuzon femijen se donte te vetvritej, o mballome kari, ik vete ne burg,jeta edhte e dhimbur.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aron

            Tragjedi. E pa diskutim, Bollanaqja ka filluar me justifikime e genjeshtra. Edhe nqs do denohet, do i japin disa muaj sa per te lare gojen, se dihet sesi vepron politika jone dhe ajo greke kundrejt shqipetarve.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje