Goditi Berishën me grusht në fytyrë, Gerti Shehu i drejtohet Apelit: Mos më lini në burg

22 Dhjetor 2022, 10:26Kronika TEMA

Goditi Berishën me grusht në fytyrë, Gerti Shehu i drejtohet

Gert Shehu, 31 vjeçari i cili goditi me grusht Sali Berishën në protestën e 6 dhjetorit ka dorëzuar në ankimim vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila vendosi arrestin me burg për agresorin.

Avokati mbrojtës ka kërkuar zbutje të masës së sigurisë.

Shehu goditi me grusht Berishen, në 6 dhjetor pas daljes nga selia blu. Protesta po mbahej në të njëjtën ditë me samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku në Tiranë zbarkuan 27 liderë europianë.

Berisha dhe deputetë e PD-së, e kanë dënuar sulmin duke e quajtur atentat jo vetëm ndaj liderit por gjithë opozitës. 

Lini një Përgjigje