Përplasi për vdekje 17 vjeçarin, arrestohet ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano

22 Dhjetor 2022, 09:35Kronika TEMA

Përplasi për vdekje 17 vjeçarin, arrestohet ish kryebashkiaku i

Ish kryetari i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano është arrestuar nga policia, pasi ditën e djeshme përplasi për vdekje në Llogara të miturin, Elio Hamiti i cili po lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Bollano akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Njoftimi:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 66 vjeç, banues në Himarë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Orikum-Llogara, në afërsi të fushës së sportit, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, banues në Dukat, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 17-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

 

3 Komente

  1. E
    Ermal

    Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te shtrenjte, tejet e dhimbshme. Me ardhka shume keq per fatin e tij. Pavaresisht kush e ka shkaktuar aksidentin, por ecja e kembesoreve ne rruge automobilistike duhet te marre fund, te behet kulture. Shpesh me ndodh te udhetoj naten dhe vec fati me ka shpetuar mos shtyp ndonje person. Njerez te veshur komplet me te zeza, pa asnje shenje dalluese ne trup ose ndricues ne dore ecin pergjate rrugeve pa e marre parasysh fare rrezikun. Mos flasim per te tjere qe drejtojne bicikleta, motore apo me te rrezikshmit ata qe terheqin karrocat per te shkuar ne tregjet e fruta perimeve.

    Përgjigjjuni
    1. b
      ben

      Ligjii njejte per te gjithe. Ta paguaj shkeljen deri ne nje.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo lala

        Shume e rende per familjen e djalit. Ky Bollano qen bir qeni ka qene, mundet te kete qene i dehur, cudi qe nuk e kane arrestuar ne vendngjarje, por e kane lene te lire. Ky i ka bere karshillek kushedi sa here Shtetit me ato greqizmat qe kerkonte te vendoste ne Komunen e Himares.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje