SHBA-të dhe BE-ja do të vijojnë angazhimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë pas sulmeve kibernetike

22 Dhjetor 2022, 14:40Kronika TEMA

SHBA-të dhe BE-ja do të vijojnë angazhimin e mbështetjes

Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë Shqipërinë për t’u përballur në mënyrë më efektive ndaj sulmeve kibernetike të shumta që ka pësuar në periudhën e fundit, ku autorët identifikohen si instrumenta të Iranit si përgjigje ndaj vendimit të Tiranës zyrtare për të strehuar pjesë e grupimit mek, opozitës iraniane në ekzil.


Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, ndihma e Uashingtonit u diskutua specifikisht në një event të zhvilluar në kryeqytetin amerikan më 15 dhjetor, “European Union Cyber Dialogue”, ku zyrtarë të lartë dhe ekspertë të fushës kibernetike të SHBA dhe BE diskutuan mbi sinergjitë e mundshme nga ky rrezik i ri.

Tema qendrore , së bashku me mbrojtjen kibernetike të Ukrainës ndaj hakerave rusë, ishte pikërisht situata në Shqipëri, pas sulmeve në korrik dhe shtator që bllokuan disa portale qeveritare dhe bënë të mundshëm rrjedhjen e disa informacioneve.

Lini një Përgjigje