Apeli refuzon ekstradimin e "UFO-s" Ilir Paja, do e vuajë dënimin në Shqipëri

22 Dhjetor 2022, 15:04Kronika TEMA

Apeli refuzon ekstradimin e "UFO-s" Ilir Paja, do e vuajë

lir Paja i arrestuar më 3 Nëntor në zonën e Laprakës, nuk do të ekstradohet drejt Italisë.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ekzekutimin në Shqipëri të dënimit të dhënë ndaj tij nga drejtësia italiane. 

Ilir Paja  është dënuar me 25 vite e 4 muaj burgim nga Apeli i Milanos në Itali, për vrasje në bashkëpunim dhe rrëmbim personi. Ai njihet ndryshe me nofkën “Ufo” për shkak të dy arratisjeve spektakolare nga burgje të sigurisë së lartë në Itali.

Ilir Paja mbahej nën vëzhgim të rreptë për gati 3 muaj, pas informacioneve që ishin siguruar në rrugë operative se strehohej në zonën e Laprakës, te të afërm. Gjatë kësaj kohe, policia mbante në vëzhgim ambientet që ai frekuentonte si dhe ishte vënë në përgjim për të vërtetuar nëse ishte i njëjti person ose jo.

Pikërisht mbajtja nën përgjim e njërit prej numrave telefonik që Paja përdorte, çoi edhe në zbulimin e vendeve ku ai qëndronte. Raportohet se Paja u arrestua më 3 Nëntor sapo hyri në ambientet e një berberane.

Por kush është Ilir Paja?

Ai u lirua nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha në vitin 2017, me argumentin se vuante nga disa sëmundje, ndonëse kishte edhe një vit burg për të shlyer.

Ilir Paja vuante një dënim për “plagosje të rëndë me dashje” të policit Blendi Haxhimiali, gjatë operacionit për arrestimin e tij, në mars 2008, në Tiranë. Paja u akuzua dhe për disa vepra penale të kryera në territorin italian, mes të cilave edhe “vrasje me dashje të mbetur në tentativë në bashkëpunim”, “rrëmbim dhe mbajtje peng të personit” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Ndonëse ai u arrestua në Itali, pas disa muajsh dënim, në qershorit 2006, ai ka mundur të arratiset nga paraburgimi i Perugia-s, duke përdorur çarçafët si litar, deri në arrestimin e tij të dytë, më 4 shtator 2006. Shqiptari ishte burgosur prej 5 muajsh në pritje të ekstradimit nga Gjermania, ku akuzohej për vrasjen e një shqiptari tjetër në Duisburg.

Ai u ndalua në Itali dhe ndaj tij u shtua edhe akuza për shfrytëzim prostitucioni. Por ai ka mundur të ikë sërish nga burgu, në 14 gusht të 2007-ën, ndërsa policia ishte duke e transportuar me ambulancë, për shkak se i dënuari ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe kishte tentuar disa herë vetëvrasjen.

Kësaj here kishte bërë si i sëmurë psikik dhe kur e kishin transportuar me ambulancë kishte filluar të rënkonte e të tërhiqte vëmendjen e policit kryesor. Kur ky është afruar, Paja i ka dhënë një grusht në fytyrë. Më pas ka hapur derën e autoambulancës dhe është larguar me vrap, ku ka kapërcyer një mur të lartë dhe ka ndjekur linjën e trenit. Edhe pse policët kanë qëlluar në ajër, nuk ka ndaluar. Më pas është futur në një pyll dhe është zhdukur.

Pas arratisjes së dytë në Itali, Ilir Paja është kthyer në Tiranë, ku jetonte i fshehur dhe është arrestuar sërish. “UFO-ja” qëndroi 10 vite në qeli deri ditën që u lirua nga ish-gjyqtarja Enkeleda Hoxha.

Gjiashtu, ai është akuzuar dhe si autori i vrasjes së një shtetasi nga Ekuadori dhe plagosjes së një tjetri, pas një grindjeje që kishte për motiv ngacmimin e një femre ekuadoriane, në kohën që ajo ishte me bashkëshortin e saj. Një tjetër episod i rëndë, sipas akuzës, ishte ai i dhunimit seksual të një 19-vjeçareje rumune.

1 Komente

  1. S
    Saranda

    Biography te paster ka????

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje