Ish-kreu i bandës së Lushnjës mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Aldo Bares

23 Dhjetor 2022, 09:37Kronika TEMA

Ish-kreu i bandës së Lushnjës mbetet në burg, Gjykata e

Aldo Bare, do të vijojë që të kalojë pjesën e mbetur të jetës në qeli.

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish kreut të bandës së Lushnjës, për liri, duke lënë në fuqi vendimin e ish gjykatës së apelit për krime të rënda, e dënoi atë me burgim të përjetshëm.

Kjo është hera e dytë që Bare, rrëzohet nga shkalla më e lartë e gjyqësorit.

Një vendim i gjykatës kushtetuese më 8 shkurt të vitit 2017, se Aldo Bares, i është cënuar e drejta për proces të rregullt ligjor dhe i është cënuar e drejta e mbrojtjes së të gjykuarit, i dha të drejtën atij që ta ridërgonte sërish dosjen në Gjykatën e Lartë.

Lini një Përgjigje