
Prindërit e të riut Genti Isaj që humbi jetën pasi mori mjekim për dhimbjen e dhëmbit kanë treguar për Report TV se si u përkeqësua shëndeti i 32-vjeçarit pasi u kthye në shtëpi.
Sot pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për Genti Isaj, i cili ka humbur jetën në rrethana të çuditshme pas mjekimit për dhëmballën. Burime pranë familjes bëjnë të ditur se 32 vjeçari nuk ishte konsumues i substancave narkotike.
“Djali erdhi nga Erseka. Dentisti i kishte dhënë recetën me ilaçe që i mori në farmaci. Kishte shqetësime nga dhëmballa, thoshte më dhemb koka ndërsa i ishte ënjtur gusha. Një ilaç me pluhur e kishte pirë në Ersekë ndërsa tjetrin me kokrra që kishte marrë, e konsumoi në shtëpi. Erdhi rreth orës 10, në 10:30 i piu. Ilaci pluhur që kishte konsumuar, e kishte bërë me djersë.
Sa erdhi, zbriti nga makina dhe u ndërrua se ishte bërë ujë në djersë. Kur erdha unë nga lopët që ishte ora 15:30 ,16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli, hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën? Sa hoqa corapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 minuta nuk qëndrova jashtë dhe hyrë në kuzhinë, ku ishte shtrirë djali.
Unë e thërrisja, e fërkoja nga duart, djali ishte bërë akull. Kur nuk mu përgjigj, ngrita kujën, dola thirra komshinjtë që ta merrnin e ta çonin e Ersekë. Dy djem lajmëruan ambulancën. E nxorrën djalin me makinë dhe rrugës kishin gjetur ambulancën.
Qëkur ishte fëmijë derisa u bë 32 vjeç, nuk ishte shtruar një herë në spital, nuk kishte bërë asnjë gjëlpërë në trup, nuk ankohej për gjë edhe gripërat atë rrallë e zinin. Djali të mërkurën ishte edhe në punë por nk e kishte kaq keq. Kur e pamë të ënjtur, i thamë të vizitohej”, rrëfeu nëna.
Ndërsa babai tregon se presin ekspertizën që t’i tregojë shkaqet e vdekjes ndërsa thekson se i biri nuk kishte sëmundje tjetër.
“Djali vajti tek dentisti në Ersekë, mori recetën më pas vajti tek farmacia dhe erdhi këtu (në shtëpi). Piu ilaçet sapo erdhi në shtëpi. Koka i dhimbte dhe nga fyti ishte enjtur kishte dhe shumë djersë. Djali nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Vetëm nga dhëmballa”, tha babai.
Mundet të ket vdekur nga ilaçet e skadume që Edi Rama i blen në Turqie me bandit e tjer të politikes.
Dembet e prishur shkaktojne probleme serioze ne shendet , ne zemer , jane burime infeksioni qe po vajti ne tru paralizohesh...., gje qe ka ndodhur dhe e kam pare vete ne vend perendimor europian. Prandaj mos flisni pa e ditur me siguri shkakun e vdekjes...
Shok septik nga necrotizing fasciitis Tmerr te vdesesh nga padituria e licensuar
Specialist gjithollog
Po nqs une ju them se kam pare plot raste te ngjashme, qe edhe kur u trajtuan jashtezakonisht shpejt, mezi ja hodhen, a mund te nderrosh mendje dhe te mesosh te mos fyesh te tjeret? A ke degjuar ndonjehere per Ludwig's angina?? Apo je nga ata te plepave me diploma mbas 90s?
Ky me dhemballe te infektuar dhe humbi jeten, imagjino me ndonje semundje tjeter cte bejne nallbanet aty
Ja nxoren diagnozen shqipet, nga blogu ketu, nje idiot e lidh me ilacet e Erdoganit kurse tjetri Shok septik nga necrotizing fasciitis" ... pu pu pu. RIP i mjeri djale.
Mirel,nga vilajeti i jonë thonë "mos paç punë,luje derën e hanit"
Mirel, nje burim infeksioni qe bie ne kontakt dhe derdh mikrobet ne sistemin e qarkullimit te gjakut i cili e shperndan me shpejtesi ne te gjithe trupin dhe ne cdo organ per tu depozituar ne nje organ te caktuar ne varesi nga lloji i mikrobit qe perhapet, shkakton tamam "shok septik'', i quajturi "sepsis", qe ne shumicen e rasteve, i patrajtuar me nje doze shume shume te larte antibiotikesh brenda 24-48 oresh shkakton vdekje te pacientit. Dhe sa me afer kokes te jete burimi i infeksionit, dhemballa per shembull, aq me agresiv eshte sepsisi dhe aq me vdekjeprures eshte finalja e tij. Kjo edhe eshte arsyeja se perse dentisti nuk nderhyn tek nje dhemb i infektuar pa e perthare me pare infeksionin me nje kure antibiotikesh per5-7 dite. Me kete nuk dua te them me siguri se ky i gjori Genti kaloi ne sepsis nga nje infeksion i patrajtuar i dhemballes, por duke konsideruar vdekjen e shpejte te tij, me gjasa ka qene sepsis, sidomos nese eshte shoqeruar me temperature shume te larte. te larte. Fatkeqi! I qofte i lehte dheu!
Nuk vdes papritur e kujtuar nga shoku septik o zoterinj, se e bet si infarkt. Shoku septik te le kohe te shtrohesh ne spital,se nuk mund te kesh ti fuqi te shkosh tek dentisti e te rrish ne kembe tu be muhabet me nenen. I gjori mendoj se ka vdekuar nga shoku anafilaktik nga reaksioni i ndonje ilaci.
fryrja e qafes(angioedema) e shkaktuar nga shoku anafilaktik. Reaksion I shpejt nga injeksioni I anestezise te dentisti, ndodhe rralle por ndodhe. jepet ndihma e pare ne poltrone dhe thirret urgjenca.i ndjeri e kishte viziten e pare (sipas fjaleve te nenes) nuk eshte treguar vemendje ne marrjen e anamnezes dhe neglizhence pas nderhyrjes!
Une morra Dy Viagara te skadume duhet te ishin se nuk i punoi dashnorit,e lash per nje Jevg me pozite