Vuante dënimin në Dubai, lirohet nga burgu Eldi Dizdari: Italia e kërkon si anëtar të grupit “Los Blancos”

26 Dhjetor 2022, 09:32Kronika TEMA

Vuante dënimin në Dubai, lirohet nga burgu Eldi Dizdari: Italia e

Eldi Dizdari alis Denis Matoshi, është liruar nga burgu, ku vuante një dënim në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat thanë për “Ora Neës”, se i kërkuari nga drejtësia italiane për trafik droge dhe njeriu i dyshuar për një ngjarje kriminale në Shqipëri, ka përfunduar dënimin në shtetin islamik.

Mësohet se Dizdari fillimisht u ndalua pas një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritet italiane, si njëri nga anëtarët e tjerë të grupit shqiptar “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Por teksa Dizdari mbahej në burg, mësohet se atij dy vite më parë i është komunikuar një tjetër urdhër ndalimi, këtë herë nga vetë drejtësia e Dubait. Pasi dyshohej se përmes veprimeve korruptive tek gardianët, kishte arritur të fuste brenda në qeli, një aparat telefonik.

Për këtë krim, Eldi Dizdari u gjykua dhe dënua nga shteti islamik. Ndërsa pak kohë më parë shqiptari i skeduar në veprimtarinë e trafikut të kokainës dhe në masakrën e ish-bllokut të 4 tetorit 2018, ka përfunduar dënimin dhe liruar nga burgu.

Tashmë ngelet e paqartë nëse autoritet italiane do vijojnë të kërkojnë esktradimin e Dizdarit në Firence, aty ku një pjesë e grupit të kokainës pak kohë më parë morën dënime nga gjykata.

Në muajin shtator 2020, policia e Dubait njoftoi arrestimin e Eldi Dizdarit alias Denis Matoshit, për llogari të prokurorisë së Firences.

Në një njoftimin lidhur me operacionin ndërkombëtar antidrogë të koduar “Los Blancos”, thuhet se Denis Matoshi, është udhëheqës i grupit kriminal shqiptar (KOMPANIA BELLO) - një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafik droge dhe operacione kontrabande midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë prej 350 milion euro.

2 Komente

  1. d
    doni

    shtetet arabe jane llum ,kuptohet qe edhe llumi i cdo kombesie aty shkon ....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sallam allokum gjithë ndërgjinorve Arabë.

      Italia, Shqiperia, Belgjika edhe ndonjë shtet tjeter e kerkojnë këtë pederucin e rracës pedero-kurvash Dezdari për disa krime të rënda penale, por mqnse ky shkerdhatë, ka depozituar disa miljona evros në bankat e Emirateve të bashkuara Arabe, ky vend nuk e ekstradon. Ky vend, ku motra martohet me vellain, kushurira me djalin e xhaxhait ose të tezes, djali me hallen etj etj, janë kthyer në rracë trizomiko-dembelash, që perveç petrolit, perfitojnë edhe nga paratë e krimit nderkombëtar. Vend i degjeneruar, i korruptuar që është kthyer në Meken e kriminelve më të mëdhenj të drogës, të vrasjeve dhe të të gjitha llojeve të ndryshme të krimit në pergjithsi. Kurse ironia më e madhe, është ajo që tregon "indirekto"-direkt korrupsionin botërorë, kur konstaton që presidenti aktual i INTERPOLIT, është një shkerdhatë nga Emiratet e bashkuara Arabe, i cili me administraten e tij ( interpolin ) punojnë pa u "kursyer dhe ditë e natë", për të arrestuar në Europë dhe në Botë, disa xhepista, disa shitsa droge me gram, disa fakira që kanë boksuar apo shpullizuar dikë në rrugë disa hajduta veturash apo pulash etj etj etj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje