Borxhi prej 500 eurosh futi në sherr kushërinjtë në Kamzë, nga dasma përfundojnë te përleshja me thika

26 Dhjetor 2022, 11:42Kronika TEMA

Borxhi prej 500 eurosh futi në sherr kushërinjtë në

Një borxh prej 500 eurosh me sa duket është bërë “molla e sherrit” mes kushërinjve në Kamzë, të cilët mbremjën e djeshme u përleshën me thika.

Fatjon Luca plagosi me thikë kushëririn e tij Hafuz Troci. Por gjatë konfliktit morën dëmtime të lehta edhe familjarët e dy palëve në konflikt, shtetasit  M. L., B. C., dhe një 15-vjeçar.

Mësohet se sherri ka nisur pas një borxhi që i plagosuri i ka pasur autorit të ngjarjes Fatjon Luca.

Ky i fundit i ka thënë hetuesve se 500 eurot që ia kishte dhënë Hafuz Trocit nuk i kishte marrë ende.

Sipas tij, ai ia kishte kërkuar disa herë, por Troci nuk ia kishte dhënë.

Konflikti i djeshëm ka nisur pasi autori dhe personat e tjerë kanë qenë në një dasëm.

Në përfundim të ceremonisë, Luca është afruar dhe e ka qëlluar në gjoks Hafuz Trocin.

1 Komente

  1. L
    Likja

    Albanistan,Afghanistan,pakistan,ba ngladeshistan,,,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje