Shoqëroi Ervis Martinajn pak ditë para zhdukjes, zgjatet hetimi për efektivin e policisë Jeton Lami

26 Dhjetor 2022, 12:46Kronika TEMA

Shoqëroi Ervis Martinajn pak ditë para zhdukjes, zgjatet hetimi

Jeton Lami, oficeri i Forcave Operacionale i cili është vënë në pranga për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi shoqëronte Martinajn pak ditë përpara se ky i fundit të zhdukej, ka refuzuar të japë shpjegime.

Dëshmia e tij konsiderohej kyçe në zbardhjen e rastit, por Lami ka vendosur të mos japë shpjegime.

Në këto kushte, prokuroria e Kurbinit është detyruar të zgjasë edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimit për të, duke arsyetuar se do të kryejë veprime të tjera hetimore.

Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.

Prej gjashtë muajsh fati i njeriut të cilësuar si “mbreti i lojërave të fatit”, vijon të mbetet i mbuluar nga misteri dhe policia ende nuk ka një përgjigje nëse Ervis Martinaj e ka inskenuar ngjarjen, apo është rrëmbyer e vrarë nga kundërshtarët.

1 Komente

  1. v
    vis martinaj

    dhe i thash atij tan hoxhes mos fol kaq shpejt qe me kan zhdukur se do kuptohet po ai koklopa aq kupton.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje