
Gazetari Elkier Bushkolaj e ka cilësuar si të dështuar operacionin e sotëm të policisë, në banesën e të shumëkërkuarit, Ervis Martinajt.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bushkolaj u shpreh se dy dëshmitë e dhëna së fundmi nga Jeton Lami dhe Klisman Preçi mund të japin të dhëna të reja për fatin e Ervis Marinajt.
“Për hir të së vërtetës, në pamje të parë, nga e gjithë ajo që kemi parë deri më tani, duket sikur Ervis Martinaj u ringjall nga Policia e Shtetit për Krishtlindje.
Kjo është së paku ajo që duket në pamje të parë, por edhe këtë herë besoj se ishte një operacion i dështuar. Kam përshtypjen, këto dëshmitë, e Jeton Lamit, ish-oficerit të Operacionales që ka qenë shoqëruesi i Martinajt, mund të ketë nxjerrë të dhëna të tjera në dritë.
Vetëm pak javë më parë, ka dëshmuar edhe Ylli Brahimi, është një personazh i njohur në zonën e Kurbinit që mbeti i plagosur në atentat në Milot, ku u vra edhe shoku i tij, Klisman Preçi. Kam përshtypjen që këto dy dëshmi mund të kenë sjellë të dhëna të reja sa i takon Ervis Martinajt”, theksoi ai.
Armë me selenciator, predha, fishekë dhe uniforma policie janë gjetur në banesën e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj dhe xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinaj.
Kontrollet në banesat e tyre u kryen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA, me urdhër të SPAK.
Super shkrim. Klinsman Preci ne fillim eshte vrare, pastaj ka dhene interviste.
Krime dhe kriminele pa fund. Si krimbat e m…-it.