
Teksa po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, ish-agjenti i SHIK, Marjan Rroku, ka nisur një tjetër betejë me drejtësinë.
Këtë radhë, ai pretendon cenim të të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët, apo kushtet e jetesës në burgun e Burrelit.
Objekti i kërkesës është rivendosja e të drejtave të të dënuarit. Ai i është drejtuar gjykatës, pasi nuk ka gjetur zgjidhje në rrugë administrative me drejtorinë e burgut.
Përballja e tij ligjore është bërë një ping-pong mes gjykatës së Matit dhe asaj Administrative në Tiranë për kompetencën, çështje që e ka zgjidhur së fundmi Gjykata e Lartë.
Një Kolegj Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi se gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës së Rrokut është Gjykata e Matit, prishjen e vendimit për shpalljen e moskompetencës të qershorit 2022 dhe vijimin e gjykimit të kërkesës.
Marjan Rroku u fajësua në mungesë me burg përjetë nga drejtësia shqiptare në vitin 2002 si autor i vrasjes së Alda Canajt dhe nënës së saj, Mbarime Canaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2001 në kryeqytet.
Ai u arrestua në SHBA e u ekstradua në vitin 2014, kohë nga e cila vuan dënimin. Në vitin 2016 e në vijim ai kërkoi rihapje të çështjes, kërkesë që iu refuzua në të tre shkallët e gjykimit, vendim që nuk u cenua as nga Gjykata Kushtetuese.
Do jete nje nga skandalet me te medha nese ky fisqiri do dali nga burgu. E mbaj mend kete kellire qe rrinte gjithe kohen verdalle qyetit studenti duke ekspozuar pistoleten dhe prezantohej si polic kriminal. Agresive dhe arrogant, i poshter dhe i felliqur sillej me te gjithe studentet dhe ndalonte studentet me dhune ne rruge, E ka vrare ate vajzen e vogel nga arroganca qe i jepte pushteti i shikut te Gazidedes. Nje pleh qe duhet te kalbet ne burg... Ka vrare nje vajze, qe ishte femije, vetem se nuk donte te shkonte me te...
Kam shkruar per kete disa here , sa here shikoj ne TemA intervista te Fatos Klosit ....po e theksoj dhe sot , ky u ndihmua te kalonte kufirin mbas krimit dhe te shkonte jashte nga eprori i tij Fatos Klosi , kur Fatosi ishte drejtori i SHISH -it ...... Dhe tani Fatosi del neper intervista dhe na tregon drejtesin dhe moralin e tij te larte , fale kembenguljes se motres se vet u gjend dhe u soll ne Shqiperi krimineli .... Ky per vitet qe i kane mbetur duhet te jete mbas hekurave ....dhe Fatosi te jape llogari dhe mos te justifikoje ndihmoi kriminelin dhe kjo nuk eshte gje e lehte per tu pertypur e kaluar poshte kafshaten .....
Ne burg do vdesesh o malok m@ti. Kriminel felliqesire
Koke maloku, e do ne lule te ballit!
KY PLEHRA JO BURG PO TE MBAHET MBYLLUR QE MOS TE SHOH AS DRITEN E DIELLIT USHTARI GAZI DEDES PLEHRES SE SALI SHKERDHATES.
U kalbsh në burg mor kriminel. Vrave,nënë e bij të pafajshme.