Dhunohet drejtori i Postës në Lezhë, dërgohet në spital

26 Dhjetor 2022, 18:30Kronika TEMA

Dhunohet drejtori i Postës në Lezhë, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Lezhë. Burime bëjnë me dije se është dhunuar drejtori i filialit të Postës Shqiptare në atë qytet, Pjerin Çuku.

Mësohet se ai është dhunuar ne rrethana ende te paqarta dhe nga autorë ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi ne lagjen Gurra te Lezhës.

Pjerin Çuku është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihme mjekësore.

Lini një Përgjigje