EMRI-FOTO/ Aksidenti tragjik, 26-vjeçari shqiptar humb jetën ndërsa po kthehej nga një ndeshje futbolli

25 Shkurt 2024, 21:50Kronika TEMA

EMRI-FOTO/ Aksidenti tragjik, 26-vjeçari shqiptar humb jetën

Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në aksin Seksklou – Volos në Greqi.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:00, kur 26 vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Mediat helene raportojnë se motori me të cilin po udhëtonte me gjasë ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në parmakë dhe ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.

Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.

EMRI-FOTO/ Aksidenti tragjik, 26-vjeçari shqiptar humb jetën

 

Lini një Përgjigje