“Ervinit me dashuri”, Karamuço: Si ma vodhi Rozeta Dobi unazën me dedikim

10 Janar 2023, 14:12Kronika TEMA

“Ervinit me dashuri”, Karamuço: Si ma vodhi Rozeta Dobi

Vijimi i hetimeve dhe këqyrja e sendeve të vjedhura në shtëpina e Rozeta Dobit ka nxjerrë detaje të tjera interesante për “operacionet” e saja të bujshme.

Mësohet se një ndër unazat e vjedhura që u gjet në shtëpinë e Dobit i përket pikërisht profesorit të Kriminalistikës, Ervis Karamuço.

I kontaktuar nga AlbEu.com, Karamuço konfirmoi se unaza me një dedikim të veçantë nga bashkëshortja i përket atij duke shpjeguar edhe rrethanat e pranisë së Donit në banesën e tij, ku duket se ka kryer edhe vjedhjen e këtij sendi.

“Unaza në fjalë më përket mua. Ka një dedikim: Ervinit me dashuri! Gruaja në fjalë ka qenë njëherë në shtëpinë tonë kur kemi lyer dhe duket se në atë moment ka kryer vjedhjen”, tha Karamuço për Albeu.com duke shtuar se e kishte denoncuar humbjen e unazës, ndërsa pas arrestimit të Dobit është telefonuar nga policia, të cilët u kanë konfirmuar gjetjen e sendit.

“E njohën për shkak të dedikimit. Më morën në telefon dhe më thanë që unaza u gjet”, theksoi ai.

Rozeta Dobi është në qendër të vëmendjes së mediave dhe opinionit publik këto ditë për shkak të “goditjes” së bërë në shtëpinë e funksionares së lartë të shtetit Alda Klosi.

Dobit iu gjetën gati 500 mijë euro në shtëpi, ndërsa Klosi në prokurori pretendon vetëm 120 mijë prej tyre duke bërë që pjesa tjetër të mbetet pa pronar.



5 Komente

  1. p
    po leke nuk kishe ti profesori qe del cdo nate ne

    e ka hipnotizuar profin e kriminalistikes

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eni

      Eksperti leshit...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Të gjithë këta të njëjtën pastruese?

        https://pamfleti.net/pastruesja-i-beri-gjemen-duke-i-vjedhur-mijera-euro-e-besuara-e-ahmetajt-kunata-e-ceno-klosit-lidhja-me-belinda-ballukun/

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eri-vini

          Cfare e ke Orlanda Karamuçon ti o profe?

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tomi

            Ca profe eshte ky bolja me mbiemrin karimuca, vetem nje llomotites qe do me u duk si ekspert i madh.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje