“Shtëpi bari” me vlerë mijëra paund, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Britaninë e Madhe (EMRI)

10 Janar 2023, 13:08Kronika TEMA

“Shtëpi bari” me vlerë mijëra paund, arrestohet

Autoritetet në Britani kanë arrestuar një shqiptar për rritjen e kanabisit me vlerë mijëra paund në Alfreton. Pas një raportimi nga një anëtar i komunitetit lokal për një erë të fortë kanabisi, oficerët kontrolluan pronën në Hall Street, Alfreton më 5 janar.


Gjatë kontrolleve autoritetet kanë gjetur rreth 44 bimë që kapin një vlerë prej 16,500 paund, ndërsa vlera e tij për shitje shkon në rreth 21,000 paund.

31-vjeçari shqiptar Lavdim Jukupi u arrestua gjatë përpjekjes së tij për t’i shpëtuar prangave të policisë. I riu shqiptar është akuzuar për kultivim të kanabisit, ndërsa ndaj tij pritet të vendoset edhe masa.

“Rritja e kanabisit përbën një rrezik vërtet serioz për komunitetet tona dhe unë dua të falënderoj të gjithë për punën që kanë bërë,”  tha oficeri James Bowler, i cili drejton ekipin e policisë lokale në Alfreton.

Lini një Përgjigje