
Grabitja e 120 mijë eurove në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi nga pastruesja e saj Rozeta Dobi ka sjellë në vëmendje edhe histori të tjera, ku funksionarë të lartë kanë rënë pre e grabitjeve.
Por ajo që e bën interesantë grabitjen e fundit është fakti që përveç 120 mijë eurot që janë të deklaruara që i përkasin Klosit, në shtëpinë e pastrueses janë gjetur edhe 400 mijë euro të tjera, që nuk dihet kujt i përkasin.
Gazetari Artan Hoxha thotë se vjedhje të ngjashme kanë ndodhur edhe disa vite më parë, ku janë marrë shumë të mëdha parash. Sipas tij, tre persona që kanë rënë pre e vjedhjeve kanë qenë ministra.
“Grabitje të tilla kanë ndodhur në vlera më të mëdha. Në vitin 2016 kanë qenë të paktën 8 cope. Tre nga ata ishin ministra të asaj kohe. Por asnjëri nga ata nuk pranoi që ishin grabitje. Ky rast e detyroi kryeministrin sot, që tha, u hap llumi”, u shpreh Hoxha në emisionin “Opinion”.
Perse nuk i denancove qe ne ate kohe pyke.Ah qe nuk berri nje kerric ai Bejtua por te beri ty.Te pKten trasportonte drute e dimrit me ty.
Ky gjithollogu i krimit i di te gjitha ca ndodhe ne shqiperi.O ASPAK mereni kete gjithollogu ti tregoje ato qe di per personat e krimit ,ne rast te kundert kur nuk tregon raseni brenda qe ti vije mendja verdalle dhe mos te beje me bla bla bla.