“Të kujt janë 404 mijë € në shtëpinë e Dobit? Flet avokati i pastrueses: S'ka bërë asnjeri denoncim

9 Janar 2023, 21:30Kronika TEMA

“Të kujt janë 404 mijë € në shtëpinë e

Artan Gjermeni, avokati i Rozeta dhe Havier Dobi konfirmoi për Euroneës Albania se për 404 mijë eurot e gjetura në banesën e klientëve të tij nuk ka ende asnjë denoncim.

Ai theksoi se hetimi do të tregojë se sa para i janë vjedhur zyrtares Alda Klosi.

“Sot kam kërkuar nga organi i akuzës objektin e gjykimi, është për 120 mijë euro apo për shumën totale? Sot organi i akuzës ishte konfuz. Objekti i sotëm duhet të ishte vetëm mbi kallëzim e viktimës Alda Klosi, për diferencë do jetë hetimi i mëvonshëm që do të përcaktojë. Klosi ka pretenduar për shumën 120 mijë euro. 

Hetimi do të provojë që pretendimi i Klosit është i saktë, pra 404 mijë euro dhe bizhuteri që nuk e dimë ende çfarë vlere kanë do të konstatohet se kujt i përket kjo shumë. Mund të ketë persona që pretendojnë se është e tyre, mund të mos dalë asnjë denoncues; nëse del send pa zot, do t’i kalojnë shtetit”, shpjegoi avokati.

Në dosje thuhet se kjo shumë e madhe dyshohet të jetë vjedhur në banesa të tjera ku Rozeta ka punuar si pastruese, por organi akuzës mesa duket nuk ka kallëzues e për rrjedhojë viktimë të vjedhjeve.

Nga ana tjetër, Alda Klosi e cila rezulton punonjëse e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka deklaruar se shuma që i është vjedhur është rreth 120 mijë euro bashkë me bizhu të shtrenjta, por edhe një orë ‘Maserati’ dhe çanta e portofola ‘Valentino’.

7 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Edhe klosi duhet te jete ne biruce madje ne te njejten dhe le ta zgjidhin se bashku lemshin e genjeshtrave qe thuren.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fush kuqe

      Jane te Artan Hoxhes qe i ka vene si rezultojne nga gjbvenjet qe u ka bere baroneve te droges, dhe duke dekonspiruar aksionet e policis SPAK te hetoj lidhjet me Vis Martinajn

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Ore avokat leshi mirë ska denoncim po le ti tregojë hajdutja se si i ka mbledhur 400 mijë euro.Gjithë qelbësirat u bënë avokatë.Të dhjefsha demokracinë të dhjefsha.Kjo që kishte 130 mijë euro zyrtare e lartë.,tjetra drejtoreshë në bashki meret me drogë,tjetra drejtoreshë merte euro për lehtësira në tendera dhe del Rama dhe thotë individuale. përgjegjësia.Jo ore Edush jo jeni të gjithë hajdutë deri tani sepse ti i ke zgjedhur dhe punësuar dhe ti i ke lënë të vjedhin...

        Përgjigjjuni
        1. S
          Semi

          Ktij Gjermeni para ca vitesh ju kapen para ne makine por e mbylli pushteti....

          Përgjigjjuni
          1. g
            gjurmoni se ende ka

            Të gjitha janë te Aldes, mendoni se pe100mi euro ishte koritur per ta lajmeruar, bile bile edne nuk janë të gjitha, mandej Ajo nuk ka cekur shumen e vjedhur.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilirjan

              Te shohim si do te ORIENTOHET SPAK! I ofrohet pastrueses te behet BASHKEPUNETORE e drejtesise, me qellim te tregoje gjithçka per shumen mbi 120 mije, APO, do ta lene te qete Alden me 120 mijeshen? Mjafton nje marveshje drejtesia me pastruesen hajdute.

              Përgjigjjuni
              1. T
                T

                Imagjino SA.leke duhet me Pas rama.ne surrel,kur nje sekretare ministri Ka 120 mij euro NE shpi. Me siguri do ket komentues qe do japin.mend se si Rama esht qelibar e Nuk vjedh qe e Ka shpine NGA leket e gruas.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje