Vis Martinaj me dy identitete/ Artan Hoxha: Pasaporta e rremë e regjistruar në sistem, lëvizte brenda dhe jashtë vendit me të

9 Janar 2023, 18:35Kronika TEMA

Vis Martinaj me dy identitete/ Artan Hoxha: Pasaporta e rremë e regjistruar

Gazetari Artan Hoxha ka folur për pasaportën e dytë të Ervis Martinajt me identitetin Admir Koca, që policia ka gjetur gjatë bastisjes së banesës së “mbretit” të lojërave të fatit, në Surrel.

Hoxha tha në një intervistë në News24 se kjo pasaportë ishte e regjistruar në sistem. Sipas tij, Martinaj lëvizte lirshëm me këtë identitet brenda dhe jashtë vendit, ndonëse ishte shpallur në kërkim nga drejtësia.

“Ai ka jetuar vetë aty, bashkëshortja dhe vajzat. Mbaj mend që vajzat kanë qenë te një nga shkollat që është afër Surrelit. Është gjetur një pasaportë me identitetin Admir Koca. Kjo pasaportë është përdorur dhe këtë duhet ta nxjerrë sistemi si ka mundur ai ta marrë. Kjo pasaportë ekzistonte në sistem dhe kjo i jepte mundësinë të lëvizte brenda dhe jashtë vendit dhe pa u kapur”, u shpreh ai.

Më tej, gazetari komentoi edhe faktin se banesa që bastisi policia, në të cilën jetonte Martinaj me familjen, ishte në pronësi të dikut tjetër.

“Banesa në atë kohë është blerë nga Martinaj, unë nuk e di si është kthyer në emër tjetër. Po është fakt që është banesë ku ka jetuar Martinaj me familjen e tij. Nuk e di nëse banesa tjetër që ai ka në të njejtën zonë është bastisur apo jo. Por unë uroj të jenë gjetur prova”, theksoi ai.

7 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    I thoni ketij gazetarit investivativ ta ndroje ate bluzen me jake te kuqe se i eshte bere kafe nga zgjyra.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Suksese te metejshme

      ????????????????????????

      Përgjigjjuni
      1. t
        tarrasi

        Ti Vita qe i thua vetes mashtruese duhet te jesh ndonje karaputane pensioniste qe shfryn dufin ktu ne gazete ne komente.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Neritan Liçaj

        Ti gazetari Hoxha ne fillim na cave trapin duke thene qe ate e kane vrare ,e kam te sigurt thoje ,per cfare del tani ,po meson policine se cfare duhet te beje ,ti dhe ajo Lala jeni te lidhur me bandat ,jeni ju te dy qe rregulloni punet e krimineleve me prokuroret ,do vij dita qe ju te dy gazetare do shkoni ne Reç

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhemal

          Tani eshte thjeshte nje informator...ushqehet i shkreti

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edlira

            Kokëpoçe.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kosta

              Kete blerje prone dhe vendosje ne emer te dikujt tjeter padyshim qe e ka bere pa dijenin tende o Tan Hogja dhe se dyti ndersa pasaporten e dyte e ka bere pa dienin e Koldi Lales!Kjo eshte e pakonceptueshme per nje shtet demokratik ! Se fundemi nje pyetje per ty o Tan dhe per Klodin a kishishte lidhje ajo thithlopa se bashku me djalin e vet me kete emer te dyte qe ke zbuluar? Ky eshte serial e jo ato qe pergatisin regjizoret e huaj.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje