Vjedhja e mijëra eurove në banesën e ish-zyrtares, -astrueses Rozeta Dobi i janë gjetur edhe llogari bankare me shuma të konsiderueshme

9 Janar 2023, 20:40Kronika TEMA

Vjedhja e mijëra eurove në banesën e ish-zyrtares, -astrueses

Të tjera detaje janë zbardhur në zbardhur në lidhje me hetimet për vjedhjen e shumave të mëdha të parave të pastrueses Rozeta Dobi në banesën e ish-zyrtares së shtetit Ada Klosi.

Sipas News24, në emër të pastrueses Rozeta Dobi janë gjetur llogari bankare me shumë të konsiderueshme parash, të cilat pritet të bëhen publike.

Sot 49-vjeçarja ka deklaruar në dëshminë e parë të dhënë për policinë se ka grabitur shumën prej 120 mijë eurosh “nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi”.

Ajo ka treguar se më 15 dhjetor i kërkoi djalit ta dërgonte në banesën e zyrtares dhe më pas ka hyrë në dhomën e saj, duke hapur kasafortën ku ndodheshin monedha të prereje 500, 200 euro dhe 100 dollarë.

“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500, 200 euro dhe 100 dollarë, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i kam marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi”, thuhet në dosje.

1 Komente

  1. P
    Patronazhist mos qofsh

    https://prapaskena.com/2023/01/09/mbushi-shtepine-me-euro-e-besuara-e-tigrit-eshte-kunata-e-ceno-klosit-lidhja-me-belinda-ballukun-pastruesja-hajdute-u-pergjua-po-florinjte-ku-i-gjeti/

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje