‘S’dyshohen bashkëpunëtorë të tjerë’, flet avokati i pastrueses që vodhi qindra mijëra euro

9 Janar 2023, 20:10Kronika TEMA

‘S’dyshohen bashkëpunëtorë të tjerë’,

Avokati i Rozeta dhe Havier Dobi se grabitja e mijëra eurove në banesën e zyrtares Alda Klosi është kryere në  bashkëpunim nga nënë e bir.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gjermeni u shpreh se nuk ka dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në grabitjen spektakolare.

“Nuk ka  akuzë për grabitjen por për vjedhje. Deri në këtë fazë dyshimin më i arsyeshëm i konstatuar  nga gjykata është për bashkëpunimin e nënë e bir për vjedhjen e kësaj pasurie. Deri sot nuk kemi definicionin që të konstatojë hapësirën në kohë dhe hapësirë. Dyshimi i arsyeshëm është për vjedhje në  një rast, për banesën e zyrtares Alda Klosi”,  tha avokati.

Nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi janë lënë sot në burg, pasi akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove, dollarëve si dhe një sasie aksesorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi.

Nënë e bir nuk kanë dhënë asnjë deklaratë para gjyqtarit Arben Micku që udhëhoqi dhe seancën gjyqësore.

Prokurorja e çështjes Mirela Zavalani i ka akuzuar nënë e bir vetëm për vlerën 120 mijë euro të gjetura në shtëpinë e Klosit e jo për paratë që janë gjetur në shtëpinë e Rozeta dhe Havier Dobit.

2 Komente

  1. J
    Jorgo

    leji pordhet gjyqtar i korruptuar, qe dhe doreheqjen pa te ardh rradha e veting-ut e tani na ben avokatin , e dine te gjithe qe Taku - i shoqi/i jati eshte prapa tyre

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Nuk do hetohet se me siguri leket nuk janë të hajdutes.Lekët i ka marrë ti fshehi nganjë rrezik kontrolli.Kur të zbardhet e vërteta do më kujtoni.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje