
Personi që shihni në foto është 36-vjeçari Antonio Leka, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në Lezhë, pasi iu gjet në makinë një arsenal i tërë armësh.
Vetë 36-vjeçari pas arrestimit nga policia ka deklaruar se ishte nisur të vriste politikanët lezhjanë pasi i kishin nxirë jetën.
Ndërkohë policia veç deklaratës së armëve të gjetura, nuk ka dhënë asnjë të dhënë tjetër, pasi çështja vijon të mbetet nën hetim, prandaj ruajtja e sekreteve është mjaft e rëndësishme në këto momente.
Lini një Përgjigje