“Do rri unë në burg...lekët te shtëpia do i nxjerrë unë”, zbardhet përgjimi i nënë e bir që vodhën mijëra euro

10 Janar 2023, 11:14Kronika TEMA

“Do rri unë në burg...lekët te shtëpia do i

Është zbardhur përgjimi mes Rozeta dhe djalit të saj Havier Dobit, të cilët janë lënë në burg pasi akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove në shtëpinë e zyrtares Alda Klosit.

Ka qenë pikërisht deklarata e 23-vjeçarit që ka bërë policia të zbulojë në shtëpinë e Dobit dhe mbi 400 mijë euro të cilat ishin të fshehura na aspirator.

Rozeta i ka thënë të birit që do të marrë përsipër të gjithë fajin ndërsa 23-vjeçari i është përgjigjur se do të nxjerrë lekët nga shtëpia.

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua?

Rozeta: Asgjë, do të rri unë këtu.

Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do i nxjerr unë.

Bazuar në këtë dëshmi është urdhëruar kontroll i dytë ku u gjetën paratë e tjera në tubin e aspirimit.

Me pas Rozeta kritikon te birin pse ka marrë shumë para. 

Ai i përgjigjet kam marrë vetëm 50 mijë euro. Biseda mes tyre është bërë kur ishin në paraburgim, ndërsa pëgjoheshin nga policia.

Rozeta Dobi, 49-vjeçe së bashku me të birin 23 vjeç,  janë lënë ditën e djeshme në burg pasi akuzohen se kanë vjedhur në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi një shumë të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë, që arrinin vlerën rreth 120 mijë euro. 

Ndërkohë mbi 400 mijë euro janë gjetur në banesën e Dobit në aspirator.

Konkretisht në total janë sekuestruar 58150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri) Denoncimi u bë nga Klosi më datë 15 Dhjetor, por policia nuk informon në cilën datë është realizuar kjo vjedhje e përmasave të tilla.

1 Komente

  1. K
    Kure do te Ndergjegjesohen njehere Njerezimi. !

    I jati beri Burg per Politike. ! Ndersa Gruaja dhe djali Burg per vjedhjet. ! Gjyna tja kthejne Burgun per Politike me mire. ? qe te marin perseri demshperblim nga Taksat e Qytetareve qe mezi ja dalin deri ne fund te Muajt per te blere ushqimet per te jetuar. !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje