
Nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi kanë grabitur më shumë se gjysëm milionë euro.
Havier Dobi është shfajësuar para hetuesve duke i hedhur fajin nënës së tij, ndërsa ka dyshime se Rozeta Dobi mund të ketë grabitur dhe persona të tjerë pasi edhe në media është aluduar se ndaj saj ka pasur 15 kallëzime në polici për vjedhje.
Gjatë pasdites së djeshme, 5 deri në 6 persona janë paraqitur në komisariatin e policisë ku kanë pranuar se Rozeta Dobi u ka vjedhur sende me vlerë por ende nuk ka informacion për origjinën e parave. Persona të tjerë të cilët e kanë punësuar Rozeta Dobin si sanitare nuk kanë dhënë asnjë detaj për policinë.
Hetime po kryhen dhe ndaj Alda Klosit për të bërë verifikimin ligjor të të ardhurave të saj pasi ajo në 2017-ën ka qenë drejtoreshë koncesionesh. Nëse parave të sekuestruara nuk u gjendet pronari i ligjshëm atëherë ato kalojnë në favor të shtetit.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në burg Rozeta dhe Havier Dobin, nënë e bir që vodhën mbi 520 mijë euro. Gruaja tha se paratë ia ka marrë ish-zyrtares Alda Klosi, për shkak se e urrente, por viktima thotë se vetëm 120 mije euro janë te sajat.
Shteti i degjeneruar dhe korruptuar shqiptar ka hyre në historinë e njerezimit si shembull biblik i së keqes absolute.
Nje nder ta qe eshte paraqitur eshte dhe muzhiku rus Artan hoxha, hoxhen po e kerkojne dhe fisi i martinajve qe u ka marre 1 milion euro, pse gazetaret nuk nedjekn nga SPAK per para tw pista keta jane te krimbur me keq se politikanet
Oh ç'u kënaqëm ! S' janë të miat paratë, thotë hajdudi. Hajdutë që vidhen mes hajdutësh. Si për shaka, sikur të kishim nja 2-3 qind si kjo Dobi. Do mbushnim arkën e zbrazur të shtetit të bananes . Ore ç'u bë me ato pronat dhe paratë që nuk justifikojnë gjyqtarët dhe prokurorët ? . Apo i hoqët nga sistemi për të shijuar pasuritë e vëna me "djersë".? Ç' bukuri ka tufa, sa gas sjell bagëtia , etj, etj.
Sipas një gazetari të njohur investigativ dhe një koleges të tij , po dhe kjo investigatore , pooor që nuk duan të dekonspirohen , Zj Rozeta së bashku me Haviarin e saj , janë të INFILTRUAR të policicë për të zbuluar pasuritë e pa deklaruara e të pa justifikuara . Së shpejti , po sipas këtyre këtyre investigatorëvè të njohur do dalin të tjerë pastrues e pastruese , që për llogari të organeve kopetente , kanë bërë pastrimin e parave të papastra .