FOTO: Dyshohet se ndihmoi “Kobrën” të fshihte provat pas vrasjes së 31-vjeçarit nga Kukësi, kush është Roland Susuri

7 Janar 2023, 15:42Kronika TEMA

FOTO: Dyshohet se ndihmoi “Kobrën” të fshihte provat pas

Roland Susuri është i arrestuari tjetër nga Policia e Kosovës lidhur me vrasjen e Visart Cengut nga Kukësi në lokalin e Dibranit, të njohur si ''King Kobra''.

Raportohet se Susuri ka fshehur provat duke zhdukur pamjet nga kamerat e sigurisë në lokalin “Kobra City”, vendi ku u vra 31-vjeçari Cengu dhe mbeti i plagosur shoku i të ndjerit. Arrestimi i tij është konfirmuar përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

“Rr. Tahir Sinani, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftim.

I dyshuari tjeter per rastin e vrasjes se 31 vjeqarit Visart Cengu eshte Roland Susuri nga fshati Zhur.

1 Komente

  1. C
    Cudia

    A ka mundesi kjo polici të zbulojë edhe kamerat sigurisë të 22 janarit tonë?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje