
Këto janë pamjet e Habib Rexhës, vrasësit të dyshuar të Arjan Gosës një ditë më parë në Kavajë.
Kamerat e sigurisë së bizneseve të ndryshme në qytet e kanë filmuar teksa autori u largua në këmbë pasi qëlloi me një plumb në kokë Arjan Gosën.
Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Nr.1 të Kavajës pasditen e së dielës, teksa Arjan Gosa ishte duke konsumuar një kafe me babain e tij. Ky i fundit pa të birin t’i vritej përpara syve.
Habib Rexha u identifikua nga policia disa orë pas krimit dhe u shpall zyrtarisht në kërkim, që ende vijon të jetë. Për kapjen e tij, policia ka vendosur në dispozicion edhe 10 mijë Euro për qytetarët që japin informacione.
Ngjarja e rëndë, vjen më pak se dy muaj nga vrasja e Edmond Gosës, vëllait të Arjan Gosës, i cili në fund të marsit, pas një sherri për motive banale në një tjetër lagje të Kavajës u konfrontua fizikisht me shtetasin Altin Rexha, vëllain e autorit të shpallur në kërkim për ngjarjen e kësaj të diele.
Heu bre trim i ¢artun qe ja fut vrapit me kobure ne dore. 2 me 1 per familjen tende. Forconi mbrojtjen se nga info qe dolen per familjen e viktimes ndeshja ishte mbyllur ne = , s'po ruhej i shkreti. Me dhimbje te thelle e pranoj qe ketij soj mileti vetem "xhaxhi" Enver i beri derman .
Rama:jom krenor per Habibi -in..... allah uakbar!
I vrari me emer evropian por ishte me shume se habibi myslimane qe terrorizonin me therje gjithe kavane.